DYLON

Përkrahja e bizneseve është përkushtim i yni i pandalshëm

Përkrahja e bizneseve është përkushtim i yni i pandalshëm
Avatar photo Redaksia

Çdo ditë e më shumë po mahnitem me punët e bizneseve tona,

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Bizneset e jashtëzakonshme të qytetit të Gjilanit janë gjenerator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Bashkë me kryetaren e Forumit të Gruas së LDK-së dega në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, si dhe kandidatët tanë për Asamble, Artizana Kosumi, Rijad Elezi, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Sami Ahmeti, ishte kënaqësi të vizitojmë biznesin gjilanas “Kage Profesional”, ku pam nga afër përkushtimin dhe standardin e lartë të punës që e bëjnë të veçantë këtë ndërmarrje në tregun tonë lokal.

Ne zotohemi para tyre se do të krijojmë kushte më të favorshme për biznese si “Kage Profesional”, duke ofruar mbështetje e lehtësira që ato të rriten edhe më shumë, të hapin vende të reja pune dhe të forcojnë ekonominë e Gjilanit.

Këto biznese janë shembuj që dëshmojnë se Gjilani ka potencial të madh dhe njerëz që nuk ndalen së punuari për të ardhmen.

Përkrahja e tyre është përkushtim i yni i pandalshëm.

Gjilani do të zhvillohet vetëm atëherë kur i japim krahë njerëzve punëtorë e profesionistëve që po e ndërtojnë dhe gjallërojnë ekonominë e vendit tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.