DYLON

Përkeqësohet liria e medieve në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Grupi i Reporterëve ka Kufij ka bërë të ditur se liria e mediave ka pësuar “rënie drastike” në mbarë botën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram.

Raporti vjetor i organizatës ka vënë në pah se gjatë vitit 2014 ka pasur 3,719 shkelje të lirisë së informacionit në 180 vende të botës – 8 për qind më shumë se vitin paraprak.

EkoHigjiena

Kosova, në raportin e këtij viti, është renditur në vendin e 87-të, në listën prej 180 vendesh, duke shënuar përkeqësim nga viti 2014, kur ka qenë në pozitën numër 80. Sipas raportit, Irani, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut janë në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të lirisë së mediave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.