DYLON

Përkeqësohet liria e mediave në Kosovë

Avatar photo Redaksia

​Liria e mediave në Kosovë po përkeqësohet. Kështu të paktën është vlerësuar në raportin e Reporterëve pa Kufi për vitin 2015, ku nga 180 vende, Kosova është e renditur në vendin e 87. Ndërsa, në vitin 2014, vendi ynë ishte renditur në vendin e 80.

Shqipëria renditet e 82 në raportin e Reporterëve pa Kufi. Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.

EkoHigjiena

Raporti thekson se nga viti 2014, Shqipëria ka pësuar rritje me 3 vende.

E para renditet Finlanda dhe e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea.

Ndërsa, vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga qeveria.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.