/Pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajeti/
Nga: Sabit Rrustemi
Një shekull jetë ia fali Kosovës, gjuhës shqipe, edukimit dhe kulturës shqiptare, po edhe vizionit rugovian për liri, pavarësi e demokraci, duke ecur vertikal, i palëkundur nga bindjet dhe qëndrimet e drejta për çështje të ndryshme shkencore, intelektuale e atdhetare.
Na la dhe një veprimtari të begatshme shkencore nga fusha e gjuhës shqipe, si një trashëgimi tejet të vlefshme për qenësinë shqiptare në këto troje iliro – dardane dhe , shkoi në amshim, krejt i qetë, si një nga emrat më të ndritur të historisë së Kosovës së pavarur, të cilën po e gëzojmë sot.
Ç’mund t’i themi këtij kolosi të gjuhës, të shkencës e kulturës dhe të intelektualit të mirëfilltë pos: Faleminderit, faleminderit i përndrituri Akademik. Përjetësia është jotja, prehu në paqe …