“Përjashtoni të gjithë atletët rusë nga Lojërat Olimpike në Rio”, kjo është kërkesa që vjen nga 10 agjenci antidopingu. Sipas asaj që shkruan “New York Times” janë agjenci në 10 shtete të ndryshme që kanë dhënë alarmi, mes të cilave SHBA, Kanadaja, Gjermania, Spanja, Japonia dhe Zvicra.
“New York Times” shton se nga nesër mund edhe të merret vendimi për të përjashtuar të gjithë përfaqësuesit rusë nga Lojërat Olimpike, transmeton Top Channel .
Më herët nga “Rio2016” u vendos përjashtimi i të sportistëve në atletikë të Rusisë për shkak të testeve të shumtë pozitivë për doping dhe mos marrjen e garancisë për luftën ndaj substancave të ndaluara në sport.