DYLON

Perimet që janë më të shëndetshme të gatuara

Avatar photo Redaksia

Frutat dhe perimet janë më të shëndetshme kur janë të pagatuara. Por në disa lloje perimesh gatimi thyen strukturën e fortë të perimeve, e cila ndihmon në thithjen e vlerave ushqyesve. Natyrisht, duhet të gatuani atë siç duhet, në flakë mesatare dhe jo shumë gjatë.

Spinaqi: Nga spinaqi i gatuar trupi ynë do të ketë më të lehtë për t’i nxjerrë të gjithë ushqyesit, siç janë kalciumi, hekuri, magnezi, luteina dhe antioksiduesit tjerë si beta-karoten. Sasia e kalciumit është trefishuar nëse spinaqi është i gatuar.

EkoHigjiena

Lakra jeshile: Lakra jeshile është më e vështirë të tretet e freskët në krahasim me atë të gatuar. Por, gjithashtu është edhe më pak e dobishme. Tek e gatuara rriten gjithnjë nivelet e vitaminave A dhe K dhe fibrat.

Kërpudhat: Kërpudha e gatuar nuk është vetëm e shëndetshme, por edhe më e sigurtë. Ka disa lloje të kërpudhave që mund t’i hani vetëm të gatuara dhe madje edhe ato që mund të shërbehen të freskëta, siç janë shampinjonët, trupi vështirë i tretë. Kërpudhat kanë strukturë qelizore shumë të ngurtë, kështu që gatimi u bën mrekulli në drejtim të nxjerrjes së ushqyesve, tretshmërisë më të lehtë dhe vrasjen e toksinave që mund të përmbajnë.

Domatet: Gatimi i domateve rrit sasinë e likopenit. Domatet e freskëta, nga ana tjetër, lëshojnë vetëm katër për qind të antioksiduesve, të cilët janë të lidhur me një rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Karota: Ndoshta ju nuk mund të shikoni mirë në errësirë​​, por karota patjetër do të përmirësojë vizionin tuaj për shkak të niveleve të larta të beta-karotenit, një antioksidues që trupi i konverton në vitaminë A.

Vitaminat: B, C, D, E

Proteinat: 120g

Mineralet: kalcium, hekur, magnez, luteinë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.