DYLON

Përgjigje e kënaqshme e nxënësve dhe profesorëve të shkollës së mesme profesionale për dhurim gjaku!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një numër i nxënësve dhe personelit të shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, i janë përgjigjur aksionit për dhurim të gjakut, që u zhvillua sot nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut-Prishtinë.

Përgjigjja vullnetare e nxënësve, personelit por edhe të qytetarëve të tjerë, ka qenë e kënaqshme, andaj edhe si aksion është vlerësuar i suksesshëm. Drejtori i kësaj shkolle Nijazi Lutfiu, është shprehur se gatishmëria e nxënësve , mësimdhënësve, si dhe qytetarëve që i janë bashkangjitur aksionit, ka dëshmuar gatishmërinë për të ndihmuar ata qytetarë që mund të kenë nevojë për gjak.
“Të gjithë këta vullnetarë, dëshmuan se me dhurimin e gjakut e ndihmojnë veten, por edhe këdo tjetër që do të ketë nevojë për gjak. Edhe një herë u konfirmua një vetëdijesim i lartë qytetarë dhe një kulturë që dëshmon të kuptuarit e tyre për rolin e dhënies së gjakut”, ka thënë drejtori Lutfiu. /2L ONLINE/

EkoHigjiena




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.