Përgjatë 24 orëve të fundit, ekipet e Qendrës Emergjente të QKUK-së kanë ofruar 320 shërbime emergjente
“Përgjatë 24 orëve të fundit, ekipet e Qendrës Emergjente të QKUK-së kanë ofruar 320 shërbime emergjente për qytetarët”, njofton QKUK.
Sipas kësaj Qendre, me angazhimin e vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore, pacientëve u është ofruar kujdesi i nevojshëm emergjent.
Rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse, si vijon: 74 pacientë në Reanimim; 102 pacientë në Emergjencën Internistike; 52 pacientë në Emergjencën Kirurgjike, 56 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 16 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 20 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Gjithashtu, janë realizuar 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së. /2LONLINE/
