DYLON

Përgatitësi atletik Andi Kulli është larguar nga detyra e tij me kërkesë personale

Përgatitësi atletik Andi Kulli është larguar nga detyra e tij me kërkesë personale
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë të ditur se përgatitësi atletik Andi Kulli është larguar nga detyra e tij me kërkesë personale.

“Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur që ai ka dhënë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e klubit. Kontributi i tij ka qenë i çmuar në përgatitjen fizike të ekipit dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të sc Gjilanit.

EkoHigjiena

Skuadra gjilanase i ka uruar Andit gjithë të mirat në jetën personale dhe profesionale, me shpresën se rrugët mund të bashkohen sërish në të ardhmen.

“Faleminderit, Andi!”, shprehet falënderuar klubi “kuqebardh”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.