Përfundon vizita bilaterale e delegacionit të FARSH-së në FSK
Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, Komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), së bashku me delegacionin shoqërues, realizoi një vizitë zyrtare dyditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Delegacioni i FARSH-së u prit nga Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandant i KDS-së, së bashku me lidershipin e kësaj komande.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime dhe diskutime lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij, me theks të veçantë në fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të të dyja forcave.
Vizita shërbeu si mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët të FSK-së dhe FARSH-së për thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale. /2LONLINE/
