DYLON
Oganizuar nga LRF e Gjilanit

Përfundon turneu i veteranëve me Gjilanin fitues

Përfundon turneu i veteranëve me Gjilanin fitues
Avatar photo Redaksia
Ekipi i veteranëve të Gjilanit doli fitues dhe njëherësh morën epitetin e ekipit kampion.

Ka përfunduar turneu një ditor i veteranëve i organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, me ç’rast mysafir ishte e ftuar edhe ekipi i Lausanne Sport. Ardhja e tyre u mundësua nga Shefki Hyseni, me ç’rast ai u falënderua për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për këtë turne.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem pikësh, me këtë rast të gjitha skuadrat u ndeshën mes vete.

EkoHigjiena

Ekipi i veteranëve të Gjilanit doli fitues dhe njëherësh morën epitetin e ekipit kampion.

Ndërkohë, në vendin e dytë përfundoi ekipi i veteranëve të Shqiponjës nga Vitia.

Për skuadrat tjera u ndanë mirënjohje për pjesëmarrjen dhe masivizimin e lojës së futbollit në kategorinë e veteranëve.

LRF e Gjilanit falënderoi gjithë akterët pjesëmarrës dhe synon që edhe në të ardhmen të organizojë evente të tilla. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.