DYLON

Përfundon trajnimi dyditor me menaxherët dhe zyrtarët komunal për energji të komunave të Kosovës

Përfundon trajnimi dyditor me menaxherët dhe zyrtarët komunal për energji të komunave të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbajtur trajnimi dyditor me Menaxherët dhe Zyrtarët Komunal për Energji të Komunave të Kosovës, me grupin e dytë.

Ky trajnim është mbajtur në kuadër të Projektit të AKK-së me GIZ-in “Mbështetja e Komunave të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për hartimin e Model Planit Komunal për Energji dhe Klimë”.

EkoHigjiena

hyrje të punëtorisë trajnuese kanë folur edhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së, z.Ahmet Ismajli – Drejtor Menaxhues në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, z.Bujar Sekiraqa nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe znj.Meral Hallaqi-Radoniqi nga Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë / GIZ.

Në këtë trajnim, kanë ligjëruar trajnerët sipas temave:

Z.Petrit Krasniqi – Hartimi i Plani Komunal për Energji dhe Klimë dhe Integrimi i burimeve të ripërtëritshme në sektorë të ndryshëm,

Znj.Vjollca Podvorica – Masat e reduktimit të konsumit të energjisë / lëndëve djegëse dhe reduktimit të emetimeve të gazrave serë në sektorin e transportit,

Z.Petrit Ahmeti – Masat e Efiçiencës së Energjisë në ndërtesa dhe rëndësia e tyre,

Z.Lum Mita – Burimet dhe Financimi i projekteve të energjisë në nivelin komunal.

Komunat për këto trajnime janë ndarë në dy grupe për shkak të efektivitetit të trajnimeve, ku në fazën e parë të trajnimit ishin Komunat si: Prishtina, Gjilani, Parteshi, Ranilluku, Kamenica, Novobërda, Kllokot, Hani i Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Podujeva, Graçanica, Lipjan, Obiliqi, Vushtrria, Mitrovica.

Trajnimet për pjesën e dytë të Komunave: Shtime, Shtërpce, Suhareka, Prizreni, Mamusha, Dragashi, Rahoveci, Malisheva, Drenasi, Gjakova, Junik, Deçan, Pejë, Istogu, Fushë-Kosova, Klina, Skenderaj dhe Viti. /2LONLINE/