DYLON

Përfundon sezoni i parë vjeshtor për Klubin e Volejbollit Drita (M)

Përfundon sezoni i parë vjeshtor për Klubin e Volejbollit Drita (M)
Avatar photo Redaksia

Përfundon sezoni i parë vjeshtor për ekipin e klubit të volejbollit Drita (Meshkujt), e drejtuesit e klubit “bardh e kaltër”, vlerësojnë se kanë arritur atë që e deshën që nga fillimi i sezonit, të ishin ndër ekipet më të mira në Kosovë.

Ja postimi i tyre i plotë, në faqen zyrtare të klubit:

EkoHigjiena

Arritëm atë që e deshëm që nga fillimi i sezonit: të ishim ndër ekipet më të mira në Kosovë.
Gjithashtu, jemi edhe ndër 8 ekipet më të mira Kosovë–Shqipëri në Ligën “Gjergj Kastrioti”, ku në grup ndodhem:

KV Drita
KV Peja
KV Tirana
KV Skënderbeu – Korçë

Të gjitha këto arritje janë rezultat i punës së pandalur, ku meritat më të mëdha u takojnë lojtarëve tanë, të cilët nuk u ndalën asnjë moment duke punuar për rritje dhe performancë gjatë këtij sezoni.

Po ashtu, falënderim i veçantë i takon stafit të trajnerëve për punën profesionale dhe kryesisë së klubit që na qëndron gjithmonë pranë.
Nuk duhet harruar asnjëherë sponsorët dhe tifozët tanë që na mbështesin në çdo hap. Faleminderit!

KV Drita do të vazhdojë të punojë me të njëjtin projekt si vitin e kaluar, me djem të rinj, por asnjëherë të frikësuar për të synuar majat. /2LONLINE/