DYLON

Përfundon renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë

Përfundon renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Humanity First për Ballkan, Zubair Khalil, koordinatorin e kësaj organizate për Kosovë, Jinahuddin Saif, u.d drejtorin e Qendrës Kryesore Familjare në Kamenicë, Besim Beqiraj, si dhe zyrtarë të tjerë komunal bënë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se bashkë me bashkëpunëtorët po bëjnë të pumundurën për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në institucionet e shëndetësisë dhe arsimit.

EkoHigjiena

“Pas renovimit dhe invetarizimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë, sot bëmë përurimin bashkë me drejtorin e Humanity First për Ballkan, Zubair Khalil, koordinatorin e kësaj organizate për Kosovë, Jinahuddin Saif, si dhe kolegët nga komuna. Me bashkëpunëtorët tanë po bëjmë të pamundurën për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, në institucionet shëndetësore dhe arsimore”, tha ai.

Kastrati shtoi se gjithashtu vizituan edhe shkollën fillore “Rexhep Mala”, ku bashkërisht financuan laboratorin dhe kabinetin e IT teknologjisë.

“Gjithashtu, vizituam edhe shkollën fillore “Rexhep Mala”, në Topanicë, ku bashkërisht financuam në laboratorin dhe kabinetin e IT teknologjisë.

Falënderoj shumë Premtim Fazliun për kontributin dhe angazhimin në këto dy projekte tejet të rëndësishme, si dhe Humanity First për bashkëpunimin”, shtoi Kastrati.

Ky projekt për renovimin dhe riinvetarizimin e QMF-së në fshatin Karaçevë ka kushtuar afër nëntë mijë euro. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.