Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përfunduar protestën para ambasadës së Sllovenisë në Kosovë. Më këtë rast, deputetja e AAK-së, Donika Kadaja-Bujupi ka thënë se Kosova duhet t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Slloveninë, transmeton Indeksonline.
“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës t’i ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike, me Slloveninë. Kërkojmë nga institucionet e të dyja shteteve që ta dënojnë këtë vonesë të paarsyeshme dhe të papranueshme”, ka thënë ajo.
Indeksonline merr vesh se nesër në ora 11:00, në Selinë e AAK-së, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për hapat e mëtutjeshëm./Indeksonline/
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=166858