Përfundon projekti në Roganë, bëhet gati për garat e së shtunës

Përfundon projekti në Roganë, bëhet gati për garat e së shtunës

Komuna e Kamenicës në marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Sejdi Kryeziu”, kanë bashkëfinancuar projektin për Rregullimin e Fushës së Sportit në Roganë.

Ky projekt i cili kap vlerën afër 10 mijë euro, tashmë është finalizuar, me ç’rast ditën e shtunë pritet të fillojë edhe Turniri Tradicional Rogana 2021.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është i lumtur që ky projekt është realizuar.

“Turniri tradicional “Rogana”, garat do t’i nis në fushën e sportit të rregulluar në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Sejdi Kryeziu” dhe e mbështetur nga biznese dhe vullnetarë nga komuniteti. I lumtur që arritëm të ndajmë rreth 10 mijë euro për rregullimin dhe mbështetjen e këtij turniri”, tha Kastrati.

Mes tjerash Kryetari Kastrati ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti, duke i uruar suksese ekipeve që do të marrin pjesë në turnir.

“Falënderoj drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimin, dhe menaxherin e këtij projekti Leotrim Spahiun, për punën dhe përkujdesjen. Ekipeve që do të marrin pjesë ju uroj shumë suksese, ndërkaq sportdashësve momente të këndshme nga tribunat në mbështetje të ekipeve favorite”, shtoi ai.

I lumtur për përfundimin e këtij projekti u shpreh edhe Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, dhe u uroi të gjitha ekipeve pjesëmarrëse suksese në gara.

Gjithashtu vlen te theksohet se ky turnir dhe rregullimi i fushës së sportit në Roganë është përkrahur dhe ndihmuar nga shumë qytetarë dhe biznese të ndryshme. /2LONLINE.com/

KOMENTE