DYLON

Përfundon procesi i testit kualifikues të kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore

Përfundon procesi i testit kualifikues të kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore
Avatar photo Redaksia

Pas përfundimit të procesit të mbajtjes së testit kualifikues, sipas kohës së rregullt, anëtarët e Komisionit për rekrutim të KGJK-së kanë përfunduar procesin e vlerësimit të testit kualifikues me shkrim, në të cilin kanë marr pjesë gjithsej katërqind e nëntëdhjetë e katër (494) kandidatë.

Edhe ky proces, po monitorohet nga anëtarët e Komisionit për rekrutim të KGJK-së dhe përfaqësues nga, Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, Programi EUKOJUST si dhe Organizatat jo Qeveritare (OJQ) që përcjellin fushën e sundimit të ligjit: IKD, GLPS.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka falënderuar të gjithë monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për gjyqësorin, me qëllim të `avancimit të mëtutjeshëm të transparencës dhe mbarëvajtjes së procesit. /2lonline/

Shih:  Listën e kandidatëve që kanë kaluar Testin Kualifikues dhe Listën e kandidatëve që nuk e kanë kaluar Testin Kualifikues – K Ë T U

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.