DYLON

Përfundon procesi i dëgjimeve buxhetore

Përfundon procesi i dëgjimeve buxhetore
Avatar photo Redaksia

Me kërkesat e komuniteteve jo shumicë dhe me gratë e komunës, është përmbyllur cikli i dëgjimeve buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkë me komunitetet jo shumicë dhe gratë do t’i shtyjnë proceset më tutje.

EkoHigjiena

Ajo e vlerësoi si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e grave e komuniteve jo shumicë në planifikimet buxhetore.

Nënkryetarja, tregoi se po përmbyllin me suksese dëgjimet e planifikimit buxhetor për vitet 2025-2027.

Drejtoresha për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se po përfundojnë një fazë të rëndësishme me dëgjimet buxhetore.

Ajo tregoi se për planifikimin e buxhetit 2025 në zyrën e komuniteteve janë të planifikuara 60,544.00 euro, shtojmë këtu dhe 120,000.00 euro të dalura nga buxhetimi me pjesëmarrje për tri projekte në tri komunitete: turk, serb dhe rom.

Sipas drejtoreshës për Buxhet e Financa me kërkesë të Zyrës për Kthim, këtë vit komuna ka ndarë në kodin e subvencioneve të kësaj zyre shumën prej 5,000.00 euro. Përveq këtyre, shumë projekte që prekin këto komunitete janë të planifikuara nëpër drejtori të ndryshme.

Herolinda Murati Leka, në dëgjimin me gratë, tha se Drejtoria e Buxhetit dhe Financave e Komunës së Gjilanit, gjatë planifikimit buxhetor pjesë inkorporuese ka edhe planifikimin gjinor, si predispozitë për ndarje më transparente të financave publike dhe shtim të vendimmarrjes së grave të komunës sonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.