DYLON

Përfundon në çerekfinale aventura e 13-vjeçarëve të SC Gjilanit në Sebra Cup të Norvegjisë

Përfundon në çerekfinale aventura e 13-vjeçarëve të SC Gjilanit në Sebra Cup të Norvegjisë
Avatar photo Redaksia

Me duelin e çerekfinales përballë ekipit Gimeltroll IK, skuadra e 13-vjeçarëve të SC Gjilanit e ka mbyllur aventurën e Sebra Cup të Norvegjisë.

Bilanci: Një fitore, tri barazime dhe një humbje, Tetë gola të realizuar dhe po aq të pranuar, Çerekfinalja arritja e madhe për këtë edicion.

EkoHigjiena

Ka përfunduar me sukses aventura e fatosëve t ëSC Gjilanit në në turneun madhor “Sebra Cup” në Norvegji. Djelmoshat e udhëhequr nga Leutrim Arifi dhe Sadulla Ajeti kanë treguar performancë të shkëlqyer në këtë kompeticion duke treguar ndeshje të bukura dhe duke shënuar në secilën sfidë të zhvilluar.

“Në mesin e 450 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, prezent ishin edhe fatosët tanë. Turneu është mbajtur nga data 29 deri më datë 31 gusht, ndërkohë ekspedita e futbollistëve dhe stafit do të rikthehen më 1 shtator. Sport Club Gjilani falenderon ambasadoren znj. Nita Luci, e cila ka bërë të pamundurën për pjesëmarrjen e fatosëve tanë në këtë turne madhështor në Norvegji”, thuhet nç njofitmi ne SC Gjilanit.

Rezultatet
Grupi F
Randesund IL 2-2 SC Gjilani
SC Gjilani 1-1 Vaulen IL
SC Gjilani 1-1 Vindbart FK
1/8 e finales
SC Gjilani 3-0 Kvinesdal IL
1/4 e finales
Gimeltroll IK 4-1 SC Gjilani

Ekipi pjesëmarrës: Ledrian Kastrati, Blondin Qarolli, Anik Bislimi, Sunay Poqinci, Lis Ramushi, Lorik Spahiu, Dujar Jakupi, Almat Morina, Valon Jakupi, Erdi Ajeti, Loris Ajeti, Mael Abdyli, Ajan Spahiu.
Trajnerë: Sadullah Ajeti & Leutrim Arifi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.