DYLON

Përfundon me sukses kampi treditor i Kombëtares U15 me talentet e Diasporës!

Përfundon me sukses kampi treditor i Kombëtares U15 me talentet e Diasporës!
Avatar photo Redaksia

“Ka përfunduar kampi treditor i Kombëtares U15 të Kosovës, ku 30 futbollistë të gjeneratës 2012 nga Diaspora patën mundësinë të tregojnë talentin dhe potencialin e tyre nën drejtimin e përzgjedhësit Ilir Nallbani dhe stafit të Kombëtares”, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Gjatë tri ditëve në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, futbollistët zhvilluan seanca intensive stërvitore, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe cilësi në çdo seancë.

EkoHigjiena

“Stafi teknik vlerësoi nga afër secilin futbollist, ndërsa më të dalluarit e këtij kampi do të ftohen në grumbullimet e ardhshme. Suksese djemve në rrugëtimin e tyre drejt realizimit të ëndrrës me fanellën e Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.