DYLON

Përfundon kapitulli i parë i mobilitetit në Kamenicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur takimi i punës së grupit drejtues dhe grupit punues për mobilitetitin në Komunën e Kamenicës me mbështetjen e Projektit DEMOS nga HELVETAS. Draftin e parë e kanë prezantuar Zyrtari i Qarkullimit Rrugor Hysen Jerliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit Faton Jakupi.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka folur për rëndësinë e këtij projekti dhe ka përshëndetur punën e bërë deri më tash dhe mbështetjen e dhënë nga DEMOS.

EkoHigjiena

“Është mirë që në kuadër të këtij plani të parashohim projekte trë cilat janë të realizueshme për sa i përket mobilitetit në qytet ndërsa të japim idetë dhe vizionin tonë për lidhjen e Kamenicës me Komunat e tjera. Shtigjet e çiklistëve kanë një rëndësi të veçantë si për ruajtjen e ambientit ashtu edhe për mundësitë më të mira që mund të gëzojnë qytetarët e Kamenicës. Viti 2017 mund të jetë viti i realizimit të shtigjeve të çiklistëve, ndërsa duhet kushtuar një kujdes të veçantë edhe parkingjeve dhe sinajlistikës rrugore në qytet. Kryetari Sinani dhe e gjithë udhëheqja e Komunës së Kamenicës janë të interesuara që sa më mirë të kryhet ky projekt dhe u jemi mirënjohës DEMOS-it për mbështetje” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Për kapitullin e parë kanë folur edhe përfaqësuesit e DEMOS-it duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë edhe në kapitujt e radhës. Ermira Salihu nga DEMOS ka thënë se në kapitujt e radhës do të precizohen gjërat konkretisht dhe do të përfshihen edhe kostot financiare.

Grupi punues është dakorduar edhe për agjendën e punës për të ardhmen. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.