Novobërdë = (2LONLINE) – Komuna e Novobërdës këtë vit gjatë pushimeve verore ka vendosur që të bëj gëlqerosjen e dy objekteve shkollore në Shkollën e Mesme Ekonomike Bostan dhe Shkollën fillore Milladin Popoviq Bostan.
Menaxheri i këtij projektit Sami Vllasaliu theksoi se punët janë kryer ne bazë të marrëveshjes me punëkryesin dhe se jemi shumë të kënaqur me kualitetin e punimeve të ekzekutuara nga kompania Mak-Building Vushtrri.
Ai shtoi se jemi shumë të kënaqur edhe me dinamiken e punimeve pasi që shumë shpejt do të fillon edhe viti i ri shkollor dhe nxënësve do të ju ofrohet një ambient i mirë për zhvillimin e procesit mësimor.
Projekti në fjalë kap vlerën prej 9.894 euro dhe më këtë projekt janë gëlqerosur tri shkolla duke përfshirë edhe punë të tjera të parapara me kontratë u shpreh z.Vllasaliu.
Komuna e Novobërdës do të vazhdoj edhe më tutje me projekte të tilla aty ku ndihet nevoja dhe ekziston kërkesa. /2lonline/