Protesta e veteranëve të UÇK-së e mbajtur para objektit të Qeverisë përfundoi e qetë, ata kërcënuan se nëse kërkesat nuk përmbushen, në protestën e ardhshme nuk përjashtohet edhe përdorimi i dhunës.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, kërkoi që Qeveria të formojë një komision për të caktuar shkallën e invaliditetit të disa prej veteranëve, të shqyrtojë ankesat dhe të bëjë sa më shpejt publikimin e tyre.
Dhjetëra veteranë ishin mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me obligimet e Qeverisë që kanë ndaj tyre.