DYLON

Përfundon aventura e Dritës në Europa League, suksesin do ta kërkojë në Conference League

Përfundon aventura e Dritës në Europa League, suksesin do ta kërkojë në Conference League
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase FC Drita nuk ia doli ta sigurojë rezultatin e duhur në ndeshjen e kthimit ndaj FCSB-së, për me tepër u mposht  1:3, duke u eliminuar, por se tani ajo do të vazhdojë garën në UEFA Conference League.

Ishte kjo ndeshja e kthimit e rrethit të tretë e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra rumune shënoi tri herë e skuadra gjilanase vetëm njëherë tundi portën kundërshtare, ndërkohë që drita kishte humbur edhe në ndeshjen e parë (3:2).

EkoHigjiena

Rezultati i përgjithshëm 6:3  për FCSB-në i ka dhënë fund rrugëtimit të Dritës në Europa League dhe tani ajo do të vazhdojë garën në Conference league, ku në “play off” do të përballet me Differdangen e Luksemburgut e cila ishte më e mirë se Levadia Tallinn.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.