DYLON
Shërbimi Korrektues i Kosovës

Përfundojnë me sukses dy trajnime rehabilituese në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Përfundojnë me sukses dy trajnime rehabilituese në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan
Avatar photo Redaksia
/Trajnimet janë realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rehabilitim dhe riintegrim/

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan janë përfunduar me sukses dy trajnime rehabilituese: “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Biseda për Ndryshim”.

Sipas drejtuesve të kësaj Qendre, këto programe kanë për qëllim zhvillimin e aftësive personale dhe përmirësimin e sjelljes së të paraburgosurve, duke ndihmuar në kontrollin e emocioneve dhe nxitjen e ndryshimeve pozitive në jetën e tyre, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

“Trajnimet janë realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rehabilitim dhe riintegrim, duke kontribuar në përgatitjen e të paraburgosurve për një kthim më të suksesshëm në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.