Përfundojnë kontrollet sistematike në shkollat me nxënës shqiptarë në Kamenicë
Kanë përfunduar kontrollet sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat me nxënës shqiptarë në Komunën e Kamenicës. Në shkollat me nxënës të komuniteteve tjera, ky proces do të përfundojë nesër (e enjte 19.11.2026).
Kontrollet kanë përfshirë fëmijët e nivelit parashkollor dhe nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Procesi u organizua nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me ekipin mjekësor. Drejtorët Selami Klaiqi dhe Besart Kryeziu kishin njoftuar më herët për zhvillimin e këtyre kontrolleve.
Për herë të parë, në kuadër të këtij procesi parashihet subvencionimi i syzeve për fëmijët me vështirësi në të parë, si dhe i protezave dentare për fëmijët që kanë nevojë për to. /2LONLINE/
