DYLON

Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”

Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Avatar photo Redaksia

Sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur ceremoninë e përfundimit të  garave sportive, të organizuara për nder të “Ditës së Forcës”.

Edhe këtë vit garat sportive u realizuan në gjashtë disiplina Futboll, Volejboll, Shah, Kros, Ping Pong dhe Shenjëtari, ku garuan  pjesëtarë nga të gjitha njësitë e FSK-së.

EkoHigjiena

Disiplina e fundit u zhvillua sot në futboll në mes të dy ekipeve të  Komandës së KFT-së dhe Regjimentit të parë të KFT-së,  të cilën e nisi Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Ilir Qeriqi e që u përcoll nga afër edhe nga zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi si dhe oficerë e  nënoficerëve të njësive të FSK-së.

Me këtë rast gjeneral Cikaqi, përshëndeti  dhe përgëzoi garuesit e të gjitha disiplinave, duke vlerësuar lartë organizimin, punën dhe disiplinën e treguar gjatë realizimit të garave.

Gjatë ceremonisë u ndanë çmimet fituese për të gjitha disiplinat: vendi i parë në futboll i takoi ekipit të Regjimentit të parë të KFT-së, Shenjëtari vendin e parë e mori rreshter shtabor Rafet Gashi, Regjimenti i parë i KFT-së, në Shah më i miri u zgjodh rreshter shtabor  Arsim Kelmendi, Regjimenti i Qëndrueshmërisë KL,  në kategorinë e Ping Pongut vendin e parë e fitoi nëntoger Enes Demiri,  Regjimenti i Xhenios GK, ekipi i Garda Kombëtare  e mori vendin e parë në volejboll, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori ushtar i klasit të parë Edona Guri, regjimenti i parë i KFT-së, ndërsa vendi i dytë për meshkujt në këtë kategori shkoi për ushtar Leon Thaçi nga Regjimenti i parë i KFT-së.

Në disiplinën e futbollit, lojtari më i mirë u zgjodh Albin Syla,  portieri më i mirë Blend Ademaj dhe golashënuesi Ismail Rexhepi, në volejboll lojtari më i mirë u shpall Blerto Prokshi, Regjimenti i tretë i KFT-së.

Ngjarje të tilla jo vetëm që promovojnë shëndetin dhe dëshmojnë përgatitjen fizike të personelit të FSK-së, por gjithashtu krijojnë atmosferë të shkëlqyer të bashkëpunimit, rivalitetit sportiv në mesin e pjesëtarëve, si dhe ndihmojnë në ngritjen e përkushtimit ndaj detyrave të përbashkëta dhe misioneve të FSK-së, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.