DYLON

Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Gjilanit

Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028 të Komunës së Gjilanit.

Takimi i fundit është mbajtur në fshatin Velekincë, ku Skender Bajrami, kryetar i këshillit të fshatit Velekincë dhe banorët kanë paraqitur kërkesat e tyre më të rëndësishme që kanë.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se ky ishte takimi i fundit apo i 13-të i dëgjimeve buxhetore dhe nga qytetarët kanë marrë kërkesat më me prioritet të cilat do të hyjnë në buxhetin e viteve të ardhshme.

Ajo tregoi se buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë mbi 41 milionë euro.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ka falënderuar banorët për paraqitjen e kërkesave të cilat do të trajtohen e përfshihen në buxhet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.