DYLON

Përfundojnë aktivitetet e Javës Botërore të Gjidhënies

Përfundojnë aktivitetet e Javës Botërore të Gjidhënies
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan ka përmbyllur aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Botërore të Gjidhënies, të mbajtura nga 03 deri më 07 gusht 2026, nën moton: “Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë – Forconi atë që funksionon.”

Gjatë gjithë javës, në QKMF – Gjilan dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare janë zhvilluar aktivitete këshilluese dhe edukative për gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë e tjera të interesuara.

EkoHigjiena

Java është përmbyllur më 07 gusht, me një aktivitet edukativ në grup në QKMF – Gjilan, ku pjesëmarrëset patën mundësi të diskutojnë, të parashtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla profesionale lidhur me gjidhënien dhe kujdesin për foshnjën.

Në aktivitetet e organizuara morën pjesë 20 gra, përfshirë gra shtatzëna, nëna gjidhënëse dhe gra të interesuara.

Gjatë aktiviteteve u theksua rëndësia e gjidhënies ekskluzive gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjës, përfitimet e qumështit të gjirit për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm, si dhe roli i tij në mbështetjen e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e shëndetit të foshnjës.

“Pjesëmarrëset i vlerësuan pozitivisht aktivitetet, veçanërisht këshillat praktike, komunikimin e drejtpërdrejtë me personelin shëndetësor dhe mundësinë për të marrë përgjigje profesionale për pyetjet dhe shqetësimet e tyre”, thuhet në njoftimi ne QKMF-së.

Këshillimi dhe mbështetja profesionale gjatë kësaj jave u ofruan nga infermieret Sebahate Haziri dhe Luljeta Qorrolli, në bashkëpunim me personelin shëndetësor të QKMF-së dhe QMF-ve.

“QKMF – Gjilan do të vazhdojë me aktivitetet e edukimit dhe promovimit shëndetësor, duke fuqizuar mbështetjen për nënat dhe familjet dhe duke kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës. Mbështetja e sotme, shëndeti i nesërm!”, thuhet në fund të njoftimit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.