Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor i cili paraprinë përfundimin e rrugës së tyre për t`u bërë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëhet e ditur në një njoftim të FSK-së.
Pas 4 muajve sfidues ky është ushtrimi i fundit për këtë kurs i cili realizohet në kuadër të Shkollës së Oficerëve.
Kursi Bazik për Oficer ka filluar katër muaj më parë dhe është përbërë nga tri faza. Kandidatët u testuan në pjesën teorike dhe praktike. Secila fazë ishte sfiduese në vete dhe u përmbyll me ushtrime fushore. Ushtrimi i fundit testoi kandidatët në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.
Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim. /2LONLINE/