DYLON

Përfundoi trajnimi “Komando dhe Bjeshkatari”

Përfundoi trajnimi “Komando dhe Bjeshkatari”
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të avancimit dhe ngritjes së aftësive taktike, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ndoqën trajnimin “Komando dhe Bjeshkatari”.

Trajnimi u finalizua me realizimin e ushtrimit fushor në fshatin Cerrnushë të komunës së Mitrovicës, me ç‘rast pjesëtaret e FSK-së në mënyre profesionale demonstruan shkathtësitë operacionale dhe taktike të fituara gjatë trajnimit.

EkoHigjiena

Me mbështetjen e ekipit të instruktorëve të Kontingjentit të Ushtrisë Turke, gjatë realizimit të trajnimit pjesëtarët e FSK-së zhvilluan aftësitë e tyre profesionale në nivel togu, duke kaluar sfida të ndryshme: orientim në natyrë, kalimi i zonave të rrezikshme, operacione urbane etj.

Në ceremoninë e certifikimit të pjesëtarëve, morën pjesë zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ), kolonel Hysen Dreshaj, Komandanti i Regjimentit të tretë të Këmbësorisë nënkolonel Avni Kiçina, Komandant i Kontingjentit Turk në Kosovë Kolonel Fatih Çansiz, Atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kolonel Ç. Akif KAHRAMAN si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe përfaqësues të kontingjentit të Ushtrisë Turke.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.