Përfundoi faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-sëfotoilustrim

Përfundoi faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes prej datës 11 shkurt 2019 deri më 22 shkurt 2019, ka pasur të hapur konkursin e rregullt për pranimin e 650 rekrutëve të rinj në FSK. Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 6759 persona, të cilët i janë nënshtruar fazës së parë të testimit.

Nga faza e parë e testimit, në një proces të drejtë, profesional dhe transparent të vlerësimit, bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara për shërbim në FSK, për të vazhduar garën e mëtejme janë përzgjedhur 1029 kandidatë. Lista e kandidatëve është shpallur në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes më 17 prill 2019.

Të gjithë ata që janë të pakënaqur me fazën e parë të testimit dhe të përzgjedhjes, ankesat me shkrim duhet t’i dorëzojnë në Departamentin e Personelit, në Ministri të Mbrojtjes, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, deri më datë 26 prill 2019. Ankesat duhet të dorëzohen gjatë ditëve të punës dhe brenda orarit të rregullt të punës.

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen sipas rregullave dhe procedurave ligjore. Të gjithë të ankuarve do t’ju jepet mundësia t‘i shohin rezultatet e testeve të tyre dhe të njihen me procesin e vlerësimit.

FSK-ja të gjitha detyrat i kryen me profesionalizëm, me përkushtim, me nder dhe me standardet më të larta ushtarake.

KOMENTE