DYLON

Përfundoi faza e parë e kursit për gjuhën shqipe dhe serbe

Avatar photo Redaksia

Të hënën në shtëpinë e kulturës, “ Isa Kastrati”, në Kamenicë, janë ndarë certifikata për kryerjen e kursit të gjuhës shqipe dhe serbe për fazën e parë.

Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve ( ECMI Kosovo), falënderoj të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur kursin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Ajo tha se në komunën e Kamenicës ka pas pjesëmarrje më të madhe në kurs, për çka jemi falënderues që ishin aktiv në mbajtjen e kursit.

EkoHigjiena

Ndërkaq, mësuesi i gjuhës serbe Davor Petkovic, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi.

Sami Morina, zyrtar për zbatimin e dy gjuhësisë, në komunën e Kamenicës,  tha se me mbajtjen e kursit, zyrtarët komunalë sadopak kanë pasur mundësi që të mësojnë gjuhët zyrtare.

Ky projekte është financuar nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së (KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”. Kursi ka zgjatur tre muaj për fazën e parë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.