DYLON

Përfshirje e ulët e komunave për zbatimin e ligjit për duhan

Avatar photo Redaksia

/Në takim u vendos që muaji shkurt të jetë muaji i intensifikimit të aktiviteteve të drejtpërdrejta në vetëdijesimin për zbatimin e ligjit, në veçanti inspektimeve përmes së cilave, do të shqiptohen dënime meritore për shkelësit e ligjit/

Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit, në të cilën u raportua për aktivitetet në monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, me theks të veçantë në periudhën kohore prej 16 dhjetorit 2016 kur në ndërtesën e Qeverisë, kryesuar nga Kryeministri Isa Mustafa, ishte mbajtur takimi kushtuar këtij ligji, e deri më tash.

EkoHigjiena

Në takim u vlerësua se involvimi i autoriteteve komunale në zbatim të rekomandimeve të dala nga takimi i mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave, ka qenë i ulët , ndërkohë që është përshëndetur përparimi i bërë në Komunën e Drenasit në zbatimin e këtij ligji.

Në këtë takim, Inspektorati Shëndetësor, Inspektorati Sanitar, Inspektorati i Arsimit dhe Policia e Kosovës kanë raportuar për inspektimet e kryera gjatë kësaj periudhe dhe fletëparaqitjet e ngritura ndaj shkelësve, ndërkohë që u theksua, se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Kundërvajtje, lehtësohet zbatimi i gjobave për shkelësit e ligjit.

Këshilli vlerësoi se shkeljet e ligjit janë shpeshtuar dhe bërë dukuri si pasojë e involvimit të ulët të inspektorëve komunalë dhe bashkëpunimit jo adekuat midis nivelit qendror dhe atij lokal.

Në takim, ku edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhanë kontributin e tyre, u vendos që muaji shkurt të jetë muaji i intensifikimit të aktiviteteve të drejtpërdrejta në vetëdijesimin për zbatimin e ligjit, në veçanti inspektimeve përmes së cilave, do të shqiptohen dënime meritore për shkelësit e ligjit.

Gjithashtu, Këshilli ka shprehur shqetësimin e tij që “denoncues” të pa-përgjegjshëm, keqpërdorin numrin 080011000 për të ofenduar e kërcënuar zyrtarët që përgjigjen në këtyre numër në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, sidomos pronarë të kafe- bareve të ndryshme, të cilët shkeljet e ligjit nga ana e tyre, përpiqen t’i arsyetojnë me gjoja denoncimet përmes këtij numri.

Këshilli do të informojë në baza të rregullta gjatë muajit shkurt për numrin e inspektimeve dhe masat që do të ndërmerren ndaj shkelësve të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.