“Përfoljet që kam gisht në punësime, fjalë koti”
/2L ONLINE/ – Kryesuesja e Kuvendit komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, shpesh herë përflitet si “zonjë fuqishme që vendos për shumë gjëra” dhe edhe për punësime, për faktin se thuhet se “po ka gisht në punësime”. Por, ajo tha se këto mund të jenë vetëm fjalë koti kuluareve, që zakonisht mund të vijnë nga tabori opozitarë, por se janë sa për ta atakuar personalitetin e saj. Thjeshtë janë përfolje koti sepse dihet si bëhen punësimet n[ Gjilan, është institucioni i konkursit, janë kriteret, janë komisionet vlerësuese… dhe të gjitha mekanizmat që i parasheh ligji.
Ajo e pranon se mund të ketë dëgjuar kuluareve edhe gjëra të tilla, por nuk janë të vërteta, ndërsa tha hapur se nëse në një konkurs do të ketë kandidatë me kushte krejtësisht të barabarta, natyrisht se është për atë që të punësohet kuadri i subjekt të saj, veçanërisht nëse vije prej Forumit të Gruas. por kjo sipas saj është krejt e natyrshme. Përndryshe, Bunjaku-Rexhepi është edhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dhe i intereson shumë prosperimi i këtij Forumi dhe i grave që janë në të. /2L ONLINE/
