DYLON

Përfituesit e trajnimit për vetëpunësim pajisen me certifikata

Përfituesit e trajnimit për vetëpunësim pajisen me certifikata
Avatar photo Redaksia

Janë ndarë sot certifikatat për kandidatët që kanë ndjekur trajnimin për Vetëpunësim, që synon mbështetjen e subjekteve afariste të komunës së Vitisë.

Ky projekt, realizohet në kuadër të Programit të Trajnimit për Vetëpunësim i financuar nga projekti “Fuqizimi i sektorit privat” (EMPOWER Private Sector) nga populli Amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), bashkëfinancuar nga Komuna e Vitisë dhe implementuar nga Organizata Help Kosovo.

Qëllimi i kësaj marrëveshjes mes komunës së Vitisë dhe Organzaitës Help Kosovo, ishte sigurimi i grantit në vlerë të caktuar, për fillim apo zgjerim të veprimtarisë afariste.

EkoHigjiena

I pranishëm në ceremonin e ndarjes së certifikatave ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Ndryshe, fillimisht në Viti ishin paraparë 8 përfitues, mirëpo më shtimin e fondeve nga USAID Empowwer dhe komuna e Vitisë, është rritur numri në 20.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.