DYLON

Përfitoi gjashtëdhjetë mijë euro nga organizimi i lojërave të fatit, baste sportive, prokuroria kërkon paraburgim ndaj të pandehurit

Përfitoi gjashtëdhjetë mijë euro nga organizimi i lojërave të fatit, baste sportive, prokuroria kërkon paraburgim ndaj të pandehurit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.M.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, i pandehuri F.M., nga data e pavërtetuar e deri më 02 gusht 2022 në një kafiteri në Gjakovë,  me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit, organizon dhe merr pjesë në zhvillimin e veprimtarisë së lojërave të fatit – baste sportive, ku nga bastet e luajtura nga Sh. H.,  i pandehuri përfiton para në shumën prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

EkoHigjiena

Me këto veprime ka kryer veprën penale, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjithashtu, i  pandehuri F.M., më parë e deri më 09 gusht 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat  i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Me këto veprime ka kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.M.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.