DYLON

Përfitimet shëndetsore të një dushi të nxehtë

Avatar photo Redaksia

Përfitimet shëndetsore të një dushi të nxehtë – Nje dush me ujë të nxehtë sjellë shumë përfitime shëndetsore për organizmin ton. Disa nga këto të mira që përfiton trupi janë janë;

E përmirëson qarkullim e gjakut
Nëse futeni në ujë të nxehtë deri te qafa, është si një lloj i ushtrimeve për venat tuaja. Kjo për shkak se uji krijon shtypje fizike në trup dhe e rrit kapacitetin e zemrës. Me fjalë të tjera, kur ne jemi brenda ujit të nxehtë, zemra jonë punon më shpejtë dhe më fuqishëm.

EkoHigjiena

Na ndihmon të flemë
Uji i nxehtë e relakson trupin dhe na përgatit për gjumë. Kur një trup i tensionuar hyn në ujë të nxehtë, uji i nxehtë e rrit temperaturën e trupit dhe i relakson muskujt, gjë që na ndihmon të relaksohemi fizikisht, por edhe mendërisht.

Ulë nivelin e lartë të shtypjes së gjakut
Një studim i fundit ka treguar se uji i nxehtë ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, por para se ta bëni këtë duhet të konsultoheni me doktorin pasi që uji i nxehtë edhe mund t’i shpejtojë të rrahurat e zemrës.

I zvogëlon dhimbjet e kokës
Shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga venat e ngushta që gjenden në kokë. Efekti pozitiv i ujit të nxehtë është se bën presion te venat për t’u zgjeruar dhe rrjedhimisht e shëron dhimbjen e kokës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.