DYLON

Përfitimet shëndetësore të farave të lirit

Avatar photo Redaksia

Farat e lirit kanë fituar shumë popullaritet si një ushqim shumë i shëndetshëm. Kjo për shkak dhe të përmbajtjes së lartë të omega 3, fibrave dhe përbërësve të tjerë shumë të ushqyeshëm.

Farat e lirit lidhen me përfitime të shumta në shëndet sidomos në funksionet e tretjes, ndërsa konsiderohen dhe si parandalues të sëmundjeve të zemrës, tipit 2 të diabetit dhe kancerit. E veçanta e tyre është përdorimi i tyre në shumë ushqime dhe dieta të ndryshme.

EkoHigjiena

Farat e lirit mbajnë 534 kalori për 100 gramë. Ata mbajnë 42 për qind yndyrna, 29 për qind karbohidrate dhe 18 për qind proteina.

Farat e lirit janë gjithashtu një burim i pasur me minerale dhe vitamina.

Parandalues i kancerit?

Studimet të ndryshme dhe sidomos eksperimentet në kafshë, kanë treguar që farat e lirit mund të ndalojnë formimin e disa llojeve të kancerit si tumoret në shpinë, gji, lëkurë dhe në mushkëri.

Rritja e niveleve të hormoneve seksuale në gjak janë lidhur dhe me shfaqjen e disa kancereve.

Këto fara modestisht bëjnë të mundur uljen e këtyre hormomeve sidomos tek gratë mbipeshë dhe ul rrezikun e kancerit në gji.

Konsumimi i farave të lirit është provuar se ul dhe rrezikun nga kanceri i prostatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.