Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon sot stërvitjen e dytë në orën 10:00, në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, kurse, ekspedita e Kosovës drejt Shkodrës do të udhëtojë në orën 14:00, ku do të vendoset në një hotel 20 km larg stadiumit ‘Loro Boriçi’.
Ndërkaq, të mërkurën pasdite (një ditë para ndeshjes), Kosova do të zhvillojë stërvitja e fundit në ‘Loro Boriçi’.
Kosova dhe Kroacia do të ballafaqohen të enjten mbrëma në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=104164