DYLON

Përfaqësuesit komunal vizitojnë mjekët, policët dhe zjarrfikësit vitias që në natën e vitit të ri janë në shërbim të qytetarëve

Përfaqësuesit komunal vizitojnë mjekët, policët dhe zjarrfikësit vitias që në natën e vitit të ri janë në shërbim të qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Në prag të shënimit të festës së Vitit të Ri 2026, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot mjekët, policët dhe zjarrfikësit e Vitisë, të cilët edhe gjatë ndërrimit të motmoteve janë në shërbim të qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, zv. kryetari Aliu, ka shprehur urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2026, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese për ta dhe familjet e tyre. Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje të veçantë për përkushtimin dhe sakrificën e tyre, pasi edhe në këto momente festive ata vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke u përkujdesur për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Vitisë.

EkoHigjiena

Zv. kryetari Aliu theksoi se puna dhe angazhimi i këtyre shërbimeve është jetik, sidomos gjatë festave, kur nevoja për gatishmëri dhe reagim është edhe më e madhe. Ai falënderoi të gjithë punonjësit që, pavarësisht se nuk kanë mundësi ta festojnë Vitin e Ri pranë familjeve të tyre, vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.