DYLON

Përfaqësuesit e Universitetit nga Çanakalaja vizitojnë Shoqatën “Dituria”

Çanakalaja
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Shoqatës Kulturore “Dituria”, në Preshevë, qëndruan për një vizitë zyrtare, përfaqësuesit e Universitetit “18 Marsi”, nga qyteti i Çanakalasë të Turqisë.

Drejtori i Sh. K. “”Dituria”, mr. Nexhmedin Ademi, mysafirët i njoftoi me aktivitetet që zhvillon kjo shoqatë.

Në veçanti u diskutua për interesimin e nxënësve nga Lugina e Preshevës për të vazhduar studimet universitare në Republikën e Turqisë.

EkoHigjiena

Koordinatori i këtij universiteti doc. dr. Ashkën Kojunxhu për së afërmi i njoftoi maturantët me mundësit që ofron ky universitet për të vazhduar studimet në Universitetin e tyre.

Ata njoftuan se në kontingjentin e paraparë për studentët që do të pranohen nga Ballkani, mundësit për të vazhduar studimet akademike do të rezervohen edhe për maturantët e Luginës së Preshevës.

Maturantët me anë të projektorit u njoftuan me qytetin e Çanakalasë dhe ambientet e kampusit universitarë, kushtet e studimeve, mënyrën e aplikimit, programet Erasmus, dhe kriteret e Kartës së Bolonjës që përmbush universiteti.

Drejtori i Sh. K. “Dituria”, mysafirët i falënderoi për interesimin që po shfaqin institucionet nga Republika e Turqisë, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit.

Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.