DYLON

Përfaqësuesit e UKZ-së  zhvillojnë takim me profesorin Miroslav Mareš në Masaryk University për thellimin e bashkëpunimit akademik

Përfaqësuesit e UKZ-së  zhvillojnë takim me profesorin Miroslav Mareš në Masaryk University për thellimin e bashkëpunimit akademik
Avatar photo Redaksia

Gjatë pjesëmarrjes në Infosesion-in e organizuar në Brno të Republikës Çeke, delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” i përbërë nga nga Rektori, Prof. Assoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Assoc. Dr. Selim Daku, si dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Valon Kllokoqi, ka realizuar një takim me prof. Miroslav Mareš nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Masaryk University.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet UKZ-së dhe Masaryk University, me theks të veçantë në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore dhe iniciativave të mobilitetit përmes projekteve ndërkombëtare. Palët vlerësuan mundësinë e krijimit të një programi të dedikuar mobiliteti për stafin dhe studentët e Fakulteteve të Shkencave Sociale, si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së shkëmbimeve akademike ndërinstitucionale.

EkoHigjiena

Po ashtu, u trajtuan perspektivat e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta ndërkombëtare, veçanërisht në programet që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin akademik e shkencor. U theksua rëndësia e përfshirjes së Masaryk University në nisma kyçe të UKZ-së, përfshirë Universitetin Veror dhe Konferencën Vjetore Shkencore të institucionit tonë, të cilat paraqesin platforma të rëndësishme për dialog shkencor dhe shkëmbim profesional.

Prof. Miroslav Mareš u vlerësua si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet Masaryk University dhe UKZ-së, duke kontribuar në fuqizimin dhe avancimin e formave të bashkëpunimit akademik, kërkimor dhe ndërkombëtar.

Ky takim plotëson angazhimet e delegacionit të UKZ-së në Infosession, ngjarje që ka mbledhur përfaqësues të universiteteve nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika, ku synimi kryesor është krijimi i partneriteteve të reja dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve ERASMUS+. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.