DYLON

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
Redaksia

Përfaqësues të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan morën pjesë në takimin e organizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, një dokument i rëndësishëm strategjik që synon të përcaktojë drejtimet dhe prioritetet e zhvillimit të sistemit arsimor në Kosovë për vitet e ardhshme.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit studentorë patën mundësinë të paraqesin perspektivën dhe përvojat e studentëve, duke kontribuar në diskutimet lidhur me sfidat aktuale të arsimit të lartë, nevojat e komunitetit studentor dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

EkoHigjiena

Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e përfshirjes së studentëve në proceset konsultative dhe vendimmarrëse, duke qenë se ata përbëjnë një nga akterët kryesorë të sistemit arsimor dhe janë drejtpërdrejt të prekur nga politikat dhe reformat që ndërmerren në këtë fushë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të studentëve të UKZ-së në këtë proces dëshmon rëndësinë e përfaqësimit aktiv studentor dhe kontributit të tyre në diskutimet që kanë për synim ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave të shoqërisë.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” e konsideron të rëndësishëm angazhimin dhe përfshirjen e studentëve në iniciativa të tilla, duke vlerësuar se zëri i tyre duhet të jetë pjesë e pandashme e proceseve që përcaktojnë të ardhmen e arsimit në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.