Donjetë Sadiku, drejtoreshë e Qendrës Rinore të Vitisë së bashku me Valdete Bilalin, zyrtare për Trajnime brenda kësaj qendre kanë vizituar sot shkollën e mesme të ultë “Bafti Haxhiu” në Viti, konkretisht klasën në të cilën e zhvillojnë procesin mësimor fëmijët me nevoja të veçanta.
Aty ato u njohën me kushtet e kësaj klase por edhe mbi procesin mësimor të cilën ndjekin këta nxënës. Donjetë Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore të Vitisë, ndër tjerash tha se gjatë kësaj vizite ata janë takuar me këta fëmijë të cilët sipas saj janë të mbushur me dashuri e mirësi.
Ajo shtoi se aty ata u mirëpritën nga nxënësit. Përndryshe përfaqësuesit e Qendrës Rinore ju kanë ndarë nxënësve të kësaj klase edhe disa dhurata simbolike.