• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Përfaqësuesit e KFOR-i turk shpërfaqin shpirtin human, ndihmojnë familjet skamnore

Redaksia 2LONLINE 30 Prill, 2022 3 min
 Përfaqësuesit e KFOR-i turk shpërfaqin shpirtin human, ndihmojnë familjet skamnore

Përfaqësues të KFOR-it turk në Gjilan, përveç kryerjes se detyrave që janë në domenin e përgjegjësisë së tyre, në zonën e tyre të veprimit e që janë: komuna e Gjilanit dhe e Parteshit, ata po e shpërfaqin edhe shpirtin e tyre fisnik e human duke u angazhuar edhe në aktivitete të karakterit human, duke iu gjetur pran familjeve skamnore, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Veçmas në shprehje kanë ardhur në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit,  ku me ndihmat e tyre, në ushqim, gjërat elementare, por edhe në veshmbathje, kanë qenë të fokusuar në familjet që vërtetë kanë nevojë për ndihmë, por edhe kategori të ndryshme shoqërore dhe janë ndihmuar pa dallim të gjitha komunitetet.

Drejtues të Ekipit Monitorues të KFOR-it turk, Komandanti i LMT, major Oral Ates ka bërë me dije se përgjatë këtij muaji kanë ndihmuar, deri më tani, rreth 200 familje me pako ushqimore, e të cilat përmbanin gjërat elementare, por ndihma janë dhuruar edhe me veshmbathje për më se 70 familje.

Edhe majori Ates, por edhe zëvendëskomandanti, Selami Kutbay ndihen të lumtur dhe të emocionuar për mundësinë që po u jepet për të ndihmuar të tjerët, por edhe janë shprehur tejet të lumtur me mikpritjen dhe mirënjohjen që po e marrin nga këto familje të cilat po ndihmohen, , transmeton 2LONLINE.com.

Sipas përfaqësuesve të KFOR-it turk në Gjilan, ndihmat sigurohen nga përfaqësia qendrore e KFOR-it turk në Prizren, ndërsa bashkëpunimi është i shkëlqyer me institucione, por edhe me individë, përgjegjës të fshatrave, përmes të cilëve po gjenden familjet skamnore që vërtetë kanë nevojë për ndihmë dhe po ndihmohen me pako ushqimore dhe veshmbathje.

Mësohet se deri më tani janë diku 41 fshatra, të cilat janë vizituar nga ekipi i KFOR-it turk dhe aty janë ndihmuar familjet në nevojë, dhe se aksioni i tillë për shpërndarje të pakove ushqimore do të vazhdojë akoma. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale familje skamnore Gjilan KFOR-i turk pako ushqimore veshmbathje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Kamenicë

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit

9 Gusht, 2022
Policia

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

9 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Aktakuzë kundër dy personave për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com