DYLON

Përfaqësuesit e Institucioneve Komunale të Vitisë paguajnë faturat e tatimit në pronë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kabineti i Kryetarit dhe qeveria Komunale e Vitisë, të prirë nga zv. Kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu në mënyrë të organizuar kanë bërë sot pagesën e tatimit në pronë. Me këtë rast zv. Kryetari Aliu ju bëri thirrje qytetarëve vitias që të paguajnë faturat e tatimit në pronë duke potencuar se mjetet e grumbulluara do të ju kthehen në investime.
“Për çdo vit në mënyrë të organizuar me vendim të kryetarit Haliti ne bëjmë pagesën e faturave të tatimit në pronë dhe atë gjithmonë në muajin mars-prill. Ju bëjë thirrje qytetarëve të bëjnë pagesën e faturave të tatimit në pronë dhe atë në mënyrë vullnetare sepse pas muajit të gjashtë ato dënohen sepse i tillë është sistemi, pse të mos paguajmë faturën në kohën e duhur dhe këto mjete do të kthehen në investime kapitale në të mirën e qytetarëve të komunës së Vitisë”, u shpreh Aliu. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.