DYLON

Përfaqësuesit e CNVP-së dhe Agrar Plus prezantuan rezultatet e fizibilitetit për ngrohjen e qytetit me biomase

Përfaqësuesit e CNVP-së dhe Agrar Plus prezantuan rezultatet e fizibilitetit për ngrohjen e qytetit me biomase
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës “CNVP” dhe konsulentë austriakë nga Agrar Plus, të cilët kanë paraqitur detaje mbi mundësitë e investimeve në fushën e ngrohjes me biomasë, duke prezantuar planin e fizibilitetit që parashihet në faza të ndryshme.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe Egzon Tahirukaj nga CNVP, së bashku me ekspertët austriakë, diskutuan mbi mënyrat e përdorimit të biomasës si burim të qëndrueshëm energjie për ngrohje, duke theksuar përfitimet mjedisore dhe ekonomike që do të sjellin për Vitinë.

EkoHigjiena

Në këtë prezantim, përfaqësuesit e CNVP-së dhe AgrarPlus theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të energjisë nga biomasa, duke përmendur përfitimet e saj të dukshme në uljen e faturës për ngrohje dhe në ruajtjen e ambientit.

Ata prezantuan mundësinë që kjo energji e ripërtërishme të kontribuoni në një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm, duke zvogëluar varësinë nga burimet e energjisë fosile dhe duke ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve dhe natyrës.

Për Kryetarin Haliti, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shfrytëzuar burimet e energjisë në komunën e Vitisë.

Ai tha se duhet të shikohen mundësitë e përdorimit të energjisë diellore dhe energjisë nga ujërat termale, si dhe mundësinë e kombinimit të këtyre burimeve me biomasen.

Ai shprehu angazhimin e tij për të mbështetur këtë projekt, i cili do të sjellë një rritje të cilësisë së jetës për qytetarët dhe do të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt i ngrohjes me biomasë parashikon jo vetëm rritjen e efikasitetit të energjisë, por gjithashtu një ulje të përdorimit të masës drusore për ngrohje, duke kontribuar në mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.