DYLON

Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së qëndruan edhe në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit politik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeremy Long dhe Ksenija Lazovic, qëndruan për vizitë në komunën e Bujanocit.

Vlerësimi i situatës politike në Bujanoc dhe Luginë të Preshevës, njoftimi me inovacionet e aprovuara këtë vit me buxhetin e ri dhe përkrahja e drejtpërdrejt e zhvillimit ekonomik, ishin disa prej çështjeve të cilat u diskutuan gjatë takimit, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Ngecja e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe mosnjohja e diplomave u paraqitën si shqetësime konkrete me të cilat u njoftuan përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së.

Gjatë takimit të përbashkët u potencua edhe domosdoshmëria e prezencës dhe fokusit më të madh të ndërkombëtarëve në Bujanoc dhe në Luginë të Preshevës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.