DYLON
Diskutohet për thellimin e bashkëpunimit akademik

Përfaqësues të UKZ-së zhvilluan takim pune në Institutin e Historisë “Ali Hadri”

Përfaqësues të UKZ-së zhvilluan takim pune në Institutin e Historisë “Ali Hadri”
Avatar photo Redaksia
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila është nënshkruar në muajin mars të këtij viti .

Në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të këtij institucioni dhe delegacionit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Delegacioni nga Fakulteti i Shkencave Sociale, i udhëhequr nga Dekani, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me Prodekanin Prof. Sss. Dr. Blerim Haziri dhe Prof. Ass. Dr. Syle Ukshini, u prit nga Drejtorja e Institutit, Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, si dhe Prof. Asoc. Dr. Fatmir Arifi.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila është nënshkruar në muajin mars të këtij viti . Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të projekteve kërkimore dhe shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë rast, palët u dakorduan për organizimin e një konference të përbashkët shkencore, e cila pritet të mbahet në fillim të vitit 2027.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në avancimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy institucioneve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.